Mëso më shumë për fobitë që ke
Fobitë janë të njohura si emocionet shqetësuese të ndikuara nga ambientet ose sendet dhe të japin ndjenjë frike si reale ashtu edhe imagjinare. Për disa njerëz fobitë mund të jenë të padurueshme dhe të rrezikshme për jetën, për të tjerët fobitë mund të jenë të çuditshme. Këtu do t’ju paraqesim 10 fobitë më të mëdha të njerëzve duke filluar nga vendi i dhjetë në vendin e parë.
Frika nga lartësitë (akrofobia)
Kjo frikë lidhet me frikën e rënies edhe kur personi nuk është në lartësi të mëdha. Në rastet më të rënda të akrofobisë, njerëzit që vuajnë nga kjo fobi i kap paniku edhe nëse ulen në karrige. Gati 10% e amerikanëve vuajnë nga akrofobia.
Frika nga vrimat (tripofobia)
Kjo është një ndjenjë frike ekstreme nga gropat dhe vrimat . Kjo gjë mund të duket e paarsyeshme për disa njerëz, por për ata që vuajnë nga kjo fobi i kap paniku nga çdo gropë apo vrimë që mund të shikojnë në një objekt të caktuar. Këta njerëz i shmangin të gjitha objektet me vrima, duke përfshirë këtu edhe ato më të parrezikshmet si hojen e bletëve apo një dërrasë të vogël me vrima.
Frika e fluturimit (aerofobia)
Kjo fobi prek rreth 6.5% te popullatës së botës. Aerofobia lidhet edhe me disa fobi të tjera si agorafobia ( frika për të shpëtuar), klaustrofobia (frika nga hapsirat e vogla e të kufizuara). Për aerofobikët mendimi për një fluturim në avion ju shakton atyre ndjenjë ankthi intensiv, të vjella dhe sulme të shpeshta paniku.
Frika ndaj mikrobeve (misofobia)
Misofobia është një frikë “e pandreqshme” për njerëzit që vuajnë nga kjo fobi. Misofobikët i lajnë duart pas prekjes së çdo gjëje, sepse kanë frikë se “infektohen” nga këto mikrobe edhe pse mund të jenë imagjinare. Misofobia u shkakton njerëzve ndjenjë izolimi dhe ankthi të shpeshtë.
Frika nga hapësirat e vogla dhe të kufizuara (klaustrofobia)
Klaustrobobia prek 5-7% të popullsisë së botës dhe lidhet kryesisht me frikën e mbytjes dhe të kufizimit. Kjo lloj fobie ka qenë një ndër më të studiuarat nga shkencëtarët, sepse njerëzit që vuajnë nga kjo fobi kanë nevojë për trajtim.
Frika nga rrufeja (astrafobia)
Pjesa më e madhe e astrafobikëve janë fëmijët, ndonëse këtë fobi mund ta kenë edhe të rriturit. Nga studimet ka rezultuar se edhe kafshët e egra kanë një frikë shumë të madhe ndaj vetëtimave dhe rrufeve. Fatmirësisht kjo fobi është e shërueshme dhe mund të trajtohet.
Frika nga qentë (kinofobia)
Rreth 36 % e njerëzve që vuajnë nga kjo fobi kanë nevojë për trajtim. Njerëzit që vuajnë nga fobia ndaj qenve shpesh kanë frikë edhe macet. Frika ndaj qenve është gjerësisht më e trajtuar edhe se fobia nga merimangat ose gjarpërinjtë, për shkak se qentë janë më të pranishëm në jetën e përditshme.
Frika e hapësirave të hapura dhe të mbushura me njerëz (agorafobia)
2 nga 100 amerikanë vuan nga kjo fobi. Njerëzit që vuajnë nga kjo fobi i kap ndjenjë ankthi kur vizitojnë vende të mëdha të mbushura me njerëz si teatrot, qendrat tregtare etj. Individi ndihet në panik kur mendon se të gjithë sytë e njerëzve po e shohin dhe shpesh vuajnë nga depresioni.