Mirditë – Këmbanat e “Shën Aleksandrit’ bien sërish, rindërtohet kisha 1 mijë vjeçare

Pas shumë vitesh mungesë, banoret e Selitës në Mirditë do të kenë një kishe për të kryer ritet e tyre fetare.

Me kontributin e disa banorëve të zonës dhe donatorëve italianë u bë i mundur rindërtimi i kishes së Shën Aleksandrit me një histori 1 mijë vjeçare, por që ishte shkatërruar nga regjimi komunist.

Në ceremonine e përurimit të këtij objekti kulti merrnin pjesë klerikë, përfaqësues nga Italia, autoritete lokale si dhe banorë të zonës.

Dy iniciatorët e rindërtimit të kësaj kishe janë Zef Doçi dhe Prend Margjini.

Kryebashkiaku Ndrec Dedaj vlerësoi se sot është një dite e veçantë për të gjithë banoret e Mirditës, ndërsa deputeti Eduart Ndocaj u shpreh se ka ardhur momenti të kërkojnë falje të gjithë ata që ju mohuan besimin mirditorëve.

Kisha e Shën Aleksandrit në Bardhaj të Selitës është prishur dy herë, njëhere nga osmanët dhe më pas nga regjimi komunist.

Rindërtimi i saj është bërë në bazë të arkitekturës ekzistuese.

SHKARKO APP