“Mirë ua ka bërë serbi”, Agim Doçi shpjegon batutën
Agim Doçi këtë të premte ishte i pranishëm në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku foli, ndër të tjera, edhe në lidhje me menyrën se si organizohet apo votohen në Eurovizion.
Doçi ngriti shqetesimin në lidhje me pikët, nderkohë që nënvizoi se vendi ynë bën gafa gjatë procesit të votimit.
“Ne kemi bërë gafa shumë të mëdha si Shqipëri, greku të jep 4 pikë, ne i japim 12 pikë, sërbi të jep 6 pikë, ne I japim 10 pikë. Ç’është ky servilizëm? Në momentet kur ambasadori i Bosnje-Hrecegovinës në Moskë, kur isha herën e dytë me Kejsi Tolën, një vokal i shkëlqyer. Ambasadori i Bosnje Hercegovines i thashë “kaq mirë jua ka bëre sërbi juve, 247 mijë vajza dhe gra të vrara me genocide. Pse i jep 12 pikë Bosnje Hercegovina serbit?”.
Ai ndërpretitet disa herë nga dy gazetaret Nikolli dhe Kurti, të cilat i vunë dukje se në festival votohet për këngën dhe jo historine e një vendi.
Doçi e perfundon duke thene: “Une i thashë atij, se groshet i kisha ne xhep, ajo këngë ishte e vjedhur”.