Muaji i leximit, vepra e plotë e Çehovit prezantohet në Berat

Bashkia e Beratit ne bashkepunim me Shoqaten e Miqesise Shqiperi – Rusi, ne kuadrin e muajit tetor – muaji i leximit- organizuan sot promovimin e vepres se plote te shkrimtarit te njohur rus Anton Pavllovic Cehov, te sjelle ne gjuhen shqipe nga perkthyesi beratas  z.Jorgji Doksani dhe te botuar nga Shtepia Bouese “Uegen” e botuesit po beratas z.Xhevahir Lleshi.

Ne takim pershendeti Kryetari i Bashkise se Beratit z.Petrit Sinaj, Perfaqesuesja e Ambasades se Federates Ruse ne Tirane znj. Ana Rykova, Kryetari i Pergjithshem i Shoqates se Miqesise Shqiperi -Rusi, z.Avni Xhelili dhe Kryetari i Shoqates se Miqesise Shqiperi – Rusi, dega Berat, z.Miltiadh Bode.

Gjate aktivitetit u diskutuan nga te ftuarit dhe te pranishmit aspekte te ndryshme te jetes dhe krijimtarise se Cehovit, gjurmeve dhe mesazheve qe mbart proza cehoviane ne ditet e sotme, perkthimi i shkrimtarit ne gjuhen shqipe nder vite, vepra e Cehovit dhe kinematografia klasike ruso-sovjetike etj.  Ne takim moren pjese intelektuale, lexues e krijues te qytetit, dashamires te kultures dhe te librit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?