Nanë, a beson hala?

Nga Albina Gjergji.

Para shume vitesh,
domethane jo fort fort larg ne kohe,
por bash atehere kur kamba m’shpohej ma thelle se shpirti sot,
kam pas’ njoht nji nane, qe sa here i kjante zemra merrte rrugen per n’Kishe.
Avit’te deren e Kulles s’vjeter, fshihte floket poshte shamise s’zeze e mbasi u kish’ thane “si keni njeh” kojshive, ngulte e shkulte shkopin e pleqnise ne toke.
Kur mbas gardhit – sebep shekullor sherrnajash – nigjoja “trokun” e saj e dijsha qe ishte ajo e me vrapin e femijes gjeja bírë me i pa syte. Ato sy qe, kur isha e vogel me dukeshin tipari ma i veshtire “me u ba per vedi”.
E shihja me rruzare n’dorë, e mbasi me kishte pikas’ më qeshte pa nderpre pesë “T’falem o Mari” e po aq “Shenjtja Mari”.

Kishen… une e kam pas gjithmone afer shpise, por gjithmone mberrijsha e fundit n’meshe.
Mbasi zija vend tek “bangat” e korit e mbasi me shikim te piskum me kritikonte prifti, ktheja krytin kah “nana” me shami te zeze.

Ju betohem, ajo nuk ishte “nane” e zakonshme…

Ndryshe prej tjerave qe, si “majmunet imitues” perserisnin veprimet e priftit (qe nji Zot e di prej ç’kontinenti kishte mberrit ne token teme me na “shpetu”)… ajo nuk e bante kyt gja, por ulej poshte g’jujve te Krishtit e i fliste drejtperdrejte Atij me syte kah qielli.
Conte durt nalt e sa ma fort binte kumona, aq ma maraz e dhimbje i lexoje nder rrudha.

Ne Dong-un e pare te kumones i shihje pershpirtje n’portret, me t’thane mendja se ishte taku me Ate qe nji dite te tane supozohet se do i japim llogari.
Ne ate perballje dukej se mbaronte idhnimi e fillonte pranimi!

Ne Dong-un e dyte, ishte ma e vendosun ne Lutje. Me shume gjasë kerkesa e dergume per Nalt ishte e kjarte; “Me merr”.
Kryqet ne shpine dhimbnin njisoj, si Nanes s’Tenzot, ashtu edhe kesaj Nane me lot..

Ne Dong-un e trete, me g’jujt e skuqun e kurrizin e tkurrun nana me shami te zeze “zbriste” ne toke e me kuletën prej pece qe i varej n’brez merrte rrugen per n’lagjen e heshtun. Aty ku e priste nji shpi perplot fotografi… me femije,
fotografi…me femije,
fotografi… me femije!!!

N’emen t’Atit, t’Birit e t’Shpirtit Shenjt!

Para shume vitesh,
domethane jo fort fort larg ne kohe,
por bash atehere kur kamba m’shpohej ma thelle se shpirti sot
kam pas’ njoht nji nane, qe sa here i kjante zemra merrte rrugen per n’Kishe.

N’ate Kishe dikur shkonte bashke me femijet, te cilet sot.. nuk i ka ma!

“Nanë”, a beson (h)alâ?

(albina gjergji)

SHKARKO APP