FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

NASA dërgon anije kozmike drejt Diellit, më afër se asnjëherë më parë

Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA) do të dërgojë anije kozmike drejt Diellit, në fillim të muajit gusht, duke shpresuar se do të zgjidhë disa nga misteret e tij.

NASA në një deklaratë tha se anija me madhësinë e një automobili e quajtur ”Parker Solar Probe”, pas 6 gushtit do të lançohet me raketën ”Delta 4”.

Planifikohet që ”Parker Solar Probe”, të rrotullohet 24 herë rreth Diellit në atmosferën e jashtme të quajtur kurora.

Swiss Digital Desktop Reklama

Theksohet se ky mjet do të hetojë Diellin më shumë se asnjë  objekt tjetër të prodhuar nga njeriu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes detyrave të anijes janë zgjidhja e mistereve si përshpejtimi i erës diellore, rrjedhja e vazhdueshme e substancave nga yjet dhe temperaturat ekstreme në kurorën e tij.

Shkencëtarët theksojnë se mburoja e anijes që ndalon nxehtësinë do të mundësojë realizimin më së miri  në këtë mision.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?