“Nata e Bardhë” – Kryeqyteti sot zgjuar deri në mëngjes

Kryeqyteti do të kthehet këtë mbrëmje në një ambient të madh festiv, aktivitete të cilat do të vijojnë deri në orët e para të mëngjesit.

Nata e Bardhë do të sjellë ekspozita, opera, filma, koncerte duke kulmuar me këngëtaren italiane, Giusy Ferreri, e cila do të performojë sonte në orën 21.00 në tingujt e muzikës italiane, në kryeqytet.

Nëse jeni ende të pavendosur mbi atë çdo të zgjidhni në këtë ditë, ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës sjellin për qytetarët e kryeqytetit por jo vetëm,  larmishmëri aktivitetesh për festat e 28 dhe 29 nëntorit, duke i shndërruar hapësirat e tyre në ekspozita të përkohshme arti.

Skena dedikuar fëmijëve do të jenë në hollin e Teatrit ora  09:00 – 21:00, një ekspozitë me punimet e fëmijëve në formën e një instalacioni . Po kështu, shfaqje me kukulla nga trupa e Teatrit të Kukullave do të jepen nga  ora 10:30 – 11:00. Koncerti festiv me fëmijët e qendrës kombëtare të kulturës për fëmijë do të nisë nga  ora  11:00 – 12:30. Filma vizatimorë do të shfaqen nga Kinemaja Shqiptare nga  ora 12:30 – 18:00.Shfaqja muzikale për fëmijë  “Rozi dhe Kopshti magjik” nga ora 18:00 – 19:00.

Deri pas mesnate, institucionet e artit dhe kulturës do të hapin dyert për vizitorët  me ekspozita, koncerte apo filma.

Në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar ekspozita “104-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”, ku do të prezantohen pena historike e firmosjes së Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, fotografi origjinale të kohës dhe materiale të tjera që lidhen me ditën kur u shpall shteti shqiptar.Galeria Kombëtare e Arteve e hapur nga ora 18:00 deri në 02:00 të mëngjesit. Në kuadër të aktiviteteve do prezantohen dy skulptura të artistit bashkëkohor Eltjon Valle. Nata e Bardhë hap dyert edhe për Mozaikun e Tiranës, i cili do të jetë i hapur për vizitorët.Ndërkohë që Opera Skënderbeu e Prenk Jakovës, rikthehen të Skenën e TKOB posaçërisht për këtë festë.

Për vetëm 200 lekë gjatë dy ditëve pranë kinemave Cineplex, mund të shikoni filmat më të mirë shqiptarë ndër vite.Ndërsa në sallën UNESCO, prodhimet e kinematografisë shqiptare i shikoni falas.

Nisma për “Natën e Bardhë” vjen si një traditë që nga koha kur Kryeministri i vendit Edi Rama, ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.

SHKARKO APP