Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare akademiku Arben Puto

Shuhet në moshën 92-vjeçare akademiku Arben Puto. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët e historianit Puto. Akademiku punoi për disa vite si pedagog në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës, ndërsa është autori i disa veprave në fushën e së drejtës dhe historisë.

JETESHKRIMI I PUTOS

Mësimet parauniversitare e kreu në Liceun francez të Korçës (1935-1939), në Liceun francez dhe Liceun klasik në Romë. Mori pjesë në LANÇ, fillimisht në Gjirokastër pastaj në Tiranë. Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas çlirimit në gjimnazin e “Tiranës” sot gjimnazi “Qemal Stafa” më 1946. Studimet e larta i kreu në Moskë në Fakultetin e Drejtësisë dhe i perfundoi më 1951 në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Me hapjen e UT-së më 1957 punoi si pedagog deri më 1990. Ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës I Botërore (Vëllimi III) – 2001

Nëpër analet e diplomacisë Angleze – 2001

E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar

Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut në përqasje me Kushtetutën e Shqipërisë – 2002

Historia diplomatike e çështjes Shqiptare 1878-1926 – 2003

Shqipëria Politike 1912-1939 – 2009

Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878 – 1912 – 2010

Demokracia e rrethuar – 2010

Lufta italo – greke, diktatorë e kuislingë- 2011

Shkurorëzimi i mbretit Zog në mërgim

Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha: (1912-1914) – 2012

vijon

SHKARKO APP