Ndodh një herë në 800 vjet, merrni batanijen dhe bëhuni gati të shikoni “Yllin e Krishtlindjes”

Dy planetët më të mëdhenj të sistemit tonë diellor do të jenë më afër se kurrë për të krijuar “Yllin e Krishtlindjes”.

Jupiteri dhe Saturni do të jenë në 21 dhjetor në të njëjtën vijë dhe do të formojnë një planet të dyfishtë.

Lidhja e madhe siç njihet ndryshe si “Ylli i Krishtlindjes” nuk është parë prej 800 vjetësh. Sipas “Forbes” ky fenomen nuk do të ndodhë më deri në vitin 2080 dhe pastaj pas vitit 2400. Gjithë bota do të ketë mundësinë ta shikojë dhe të shkrepin foto.

Kur orbitat e Jupiterit dhe Saturnit rreshtohen çdo 20 vjet, dy planetët afrohen jashtëzakonisht shumë me njëri-tjetrin. Kjo ndodh sepse Jupiteri vjen rrotull Diellit çdo 12 vjet, ndërsa orbita e Saturnit zgjat 30 vjet, Saturni lakohet nga Jupiteri.

Eksperti i astronomisë, Patrick Hartigan, ka shpjeguar për Forbes se lidhja mes dy planteve është vërtetë shumë e rrallë dhe se njerëzit do të jenë vërtetë me shumë fat që do të shikojnë një fenomen të tillë.

“Lidhjet mes këtyre dy planeteve janë shumë të rralla, ndodhin një herë në 20 vite apo më shumë, por kjo lidhje është jashtëzakonisht e rrallë për shkak të faktit se sa afër do të shfaqen Jupiteir dhe Saturni”, ka thënë eksperti.

SHKARKO APP