Në fshatin e Santa Klaus më pak vizitorë këtë vit
Nga banesa e tij, në Finlandën Veriore, Santa Klausi u kërkoi njerëzve të sillen mirë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social. Fshati në rrethin arktik po mirëpret më pak vizitorë këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Fshati i Santa Klausit, në Rrethin Arktik do të ishte i mbushur me njerëz në këtë periudhë të vitit. Por pandemia e Covid-19 i ka mbajtur larg vizitorët, dhe ata pak që kanë ardhur për të parë Babagjyshin e Krishtlindjeve në banesën e tij, i morën përshëndetjet pas xhamit plastik.
Pavarësisht vështirësive të2020-ës, Santa Klausi u përpoq të siguronte fëmijët e shqetësuar dhe familjarët e tyre se përgatitjet po shkonin mirë, ndërsa u kërkoi njerëzve të zbatojnë rekomandimet shëndetësore dhe rregullat e distancimit social.
“Përshëndetje të gjithëve. Disa fëmijë kanë qenë të shqetësuar lidhur me Krishtlindjet e këtij viti për shkak të situatës aktuale në votë. Mund tiu them se përgatitjet këtunë rrethin arktik po shkojnë shumë mirë. Por të gjithë ne duhet të sillemi mirë dhe të ndjekim rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë. Mund të gjejmë mënyra të reja për të qenë pranë miqve dhe të dashurve”.