Në vend që t’i flakni, ja si t’i përdorni produktet e skaduara
Ka gjëra që ne i përdorim fare pak dhe pjesën tjetër të kohës, i lëmë derisa të skadohen. Kur kjo ndodh, zakonisht veprimi i radhës është flakja e tyre, por nëse ndiheni keq, mos e bëni më.
1-Avokado
Nëse s’e konsumuat atëherë kur duhet, mos e hidhni. Mund ta përdorni për flokët, pasi është një hidratues perfekt. Thjesht vendoseni diku dhe aplikojeni në flokë të thatë. Lëreni për të paktën 6 orë dhe pastaj futuni në dush. Fillimisht flokët mund t’ju duken të thatë, por pas 2 larjesh do të jenë më të butë dhe më me shumë shkëlqim.
2-Maskat e fytyrës
Nuk është mirë t’i vendosni në fytyrë nëse i ka kaluar data e skadencës, por sidoqoftë mund t’i përdorni për të zbutur këmbët ose duart.
3-Hidratuesit dhe qumështin larës
Nëse kanë skaduar, mund t’i përdorni për të pastruar çantat dhe kuletat tuaja. Merrni një pambuk dhe filloni!
4-Yogurt
Ky lloj kosi ka shumë përfitime edhe pas skadencës. Eshtë një scrub fantastik për fytyrën. Gjithçka duhet të bëni është ta miksoni yogurt-in me mjalt dhe pak kastravec. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni për 15 sekonda.
5-Gjalp kikiriku
Nëse ndonjëherë ju ka ndodhur t’ju skadojë gjalpi i kikirikut (dyshojmë), mund ta përdorni si krem depilimi. Është alternativë e mirë pasi është e pasur me vaj (që zbut lëkurën) dhe nuk e than atë pas depilimit.