Nga shofer tanku në yll Hollywood-i, historia e Arnold Schwarzeneger

Arnold Schwarzenegger ka lindur më 30 korrik 1947 në Graz, Austri. Ai e nisi karrierën e tij si “badybuldier” gjë që i hapi rrugën për t’u bërë një yll në Hollywood. Pasi luajti në disa filma shumë të suksesshëm ai u emërua guvernator në 2003 në Kaliforni. Por jeta e tij nuk do të kishte marrë kurrë drejtimin e suksesshëm që mori nëse ai nuk do të kishte ndjekur ëndrat e tij. Arnold kishte babain e tij polic, i cili dëshironte që i biri të bëhej ushtarak dhe e dërgoi në një regjiment tankesh, por kjo s’ishte ëndra e tij. Arnoldi kishte ëndër aktrimin por pas dërgimit në regjimentin e tankëve një revistë me trupin e “Herkulit” e frymëzoi për t’u bërë “bishë”. Gjatë ditës pastronte armët dhe ngiste tankun, kurse gjatë natës stërvitej. Disa javë më vonë iku fshehurazi nga reparti ushtarak për të marrë pjesë në një garë body building-u në Hamburg, ku fitoi çmimin e parë si “Junior Mr. Europe”. Kur u kthye në repart e izoluan për disa ditë në qeli. Ndërkohë komadantët mësuan se ai ishte kampioni, e liruan dhe i mundësuan të stërvitej në repart. Jeta e tij ndryshoi dhe iu fut aktrimit ku luajti në shumë filma të suksesshëm e më pas u emërua edhe guvernator në Kaliforni.

Arnold Schwarzenegger Bodybuilding Training Motivation - No Pain No Gain | 2024

SHKARKO APP