“Ngjyrat e Shqipërisë 2016”, promovimi përmes fotove
Është mbyllur konkursi i fotografisë, Colours of Albania, diplomacia dixhitale në veprim, nismë e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Si një fushatë mbarëkombëtare për promovimin e Shqipërisë me mbështetjen e Telekom Albania, iniciativa ka arritur të zgjojë interesin e 10 mijë shqiptarëve dhe të shuajë paragjykimet e mëparshme për Shqipërinë.
Fotografitë përmbajnë imazhe të vendit tonë, ngjyrat e vërteta të shoqërisë, peisazhet e paprekura si dhe pazaret e kështjella historike të Shqipërisë, por edhe tematika si bashkëjetesa fetare, arti dhe kultura.
Një buket i publikuar me këto material do të lëvizë në të gjitha selitë diplomatike shqiptare nëpër botë ku do të dërgojë.
Konkursi u fitua nga fotografi Agon Limani nga Kosova.