Një akt diskriminues për Policinë e Shtetit
Nga Faik Basha *
Shumë dakort që Qeveria miraton një VKM urgjent për një shpërblim simbolik në favor të Punonjësve në Policinë e Shtetit dhe Stafit Mjeksor, por si ka mundësi që “miraton” një akt diskriminues ndaj Policisë së Burgjeve..?! – A nuk janë edhe këta Punonjës Policie që janë përballe rrezikut çdo ditë, në tërmet e pandemi covid..?!
Policia është mburoja e vendit dhe ju duhet të investoni në shërbim të tyre në mënyrë që ata të jenë korrektë ndaj nesh.
Nëse policia është fytyra juaj atëherë në pak kohë me anë të tyre keni treguar se jeni vrasës, alkolistë dhe njerëz rruge që përdorin ofezat e dhunën. Por fatmirësisht jo të gjithë janë të tillë! Pjesa më e madhe e punonjësve të policisë me atë rrogë mban familjen, paguan taksat, blen uniformën, siguron transportin për në punë etj. Ju si kabinet ju vononi pagat, nuk ju jepni orët shtesë, orët e natës, ditët e gadishmërisë etj. Çfarë sigurie ofroni ju? Nuk kishte turp më të madh se në protestat e fundit punonjësit e shtetit të paraqiteshin me simbolet e një shteti tjetër në uniformë.
E për të gjitha këto dhe jo vetëm është faji juaj, pasi jetojmë në një kohë ku një punonjës i policisë së shtetit kërcënohet me familje kur bën detyrën e tij.
*Koordinator i LSI