“Një Gur Gabim” vjen me Luiza Xhuvanin

Me tekst dhe regji të Thodhoros Grampsas, kompania e Teatrit “Praksi Efta” do të prezantohet me shfaqjen “Një Gur Gabim”, që është përkthyer në shqip nga Luiza Xhuvani, e cila edhe luan rolin kryesor në këtë shfaq. Në këtë shfaqje me role paraqiten edhe aktoret: Xheni Stavropulu, Eleni Ludjana – Thanasi dhe Peni Papajeorjiu,shkruan KultPlus.

Vepra “Një Gur Gabim” shpërfaq marrëdhënien nënë e bijë, që me kalimin e kohës, madje që në kohët e lashta, në vende e popuj të ndryshëm, vazhdon të jetë e vështirë në të njëjtën mënyrë , shpesh e egër, por edhe njësoj shpenguese. Për këtë dhe është teatralisht interesante, thuhet në përshkrimin e kësaj shfaqje. Skenografia dhe kostumografia e kësaj shfaqje është punuar nga Kostandinos Zamanis, kurse muzika nga Thodhori Ikonomu. Shfaqja do të prezantohet më 3 dhjetor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

SHKARKO APP