FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një këngë për babain, Edea Demaliaj publikon klipin e saj të parë

“Jemi rrahje të një zemre, jemi një shpirt ne të dy, që pranë meje qëndron, hapin tim ti vrapon, më mbron…”, kjo është vetëm një pjesë e këngës së parë të fitueses së edicionit të kartërt të “X Factor”, Edea Demaliaj, e cila ditën e djeshme lançoi klipin e parë profesional.

Një këngë mjaft melodioze e plot ndjenjë, e cila ka nisur të komentohet pozitivisht në rrjetet sociale sapo është shkarkuar në Youtube. “Ne” është një dedikim për babain e saj, të ndjerin, Gentian Demaliaj (lideri i grupit “Djemtë e Detit”), të cilin Edea e sjell me një interpretim mjaft të ndjerë, me një videoklip të kuruar në çdo detaj dhe me një vokal të fuqishëm që premton karrierë të pjekur artistikisht në vazhdim.

Teksti është shkruar nga këngëtarja Besa Kokëdhima, ndërsa për muzikën është kujdesur artisti i mirënjohur, Darko Dimitrov.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?