Një orë 120-vjeçare ndodhet në Shqipëri, Namik Dokle zbulon origjinën dhe vendndodhjen

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle publikoi disa foto në rrjetin social “Facebook”, të një ore të vjetër në një xhami të fshatit Borje, në Kukës.

Sipas Dokles kjo orë është mbi 120-vjeçare dhe i është bërë dhuratë xhamisë së fshatit nga një mërgimtar që ishte kthyer nga Stambolli.

“Eshtë ora e xhamisë së fshatit tim, Borje-Kukës. Thuhet se ka më shumë se 120 vjet që i është bërë dhuratë xhamisë së fshatit nga një emigrant ië ardhur nga Stambolli. Ta

ni së fundmi e kam marrë vesh që ai ka qënë vëllai i gjyshes time, i quajtur Milaim. Edhe kjo orë ka patur peripecitë e veta. Kur u mbyll xhamia, e më vonë edhe u prish, ora qëndroi për një kohë në klubin e kooperativës, deri sa erdhi dita ta konsideronin ” grumbull hekurishtesh”. Këto “hekurishte” i mori në shtëpi xhaxhai im, Sejdi Dokle. Kur u ndërtua xhamia e re e fshatit, dy stërnipa të atij që e solli orën nga Stambolli, Sabahudin Dokle, inxhinier druri dhe Ramadan Dokle, zanatli duarartë, e risollën orën në pamjen e saj origjinale të para 120-vjetëve”, shkruan Dokle.

Image may contain: indoor

SHKARKO APP