Nuk kishin para, vëllai krijon fustanin e motrës për maturë (FOTO)
Në fillim të vitit, Maverick Francisco Oyao, u prezantoi ndjekësve të tij në Facebook fustanin që krijoi për të motrën. Pasi mori vesh se prindërit nuk kishin mundësi që t’i blinin një fustan dhe as ta merrnin me qira, djaloshi nga Zamboanga në rajonin e Filipineve, vendosi që ta krijonte vet me materiale të lira dhe të përballueshme për t’u blerë. Historia e tij u shpërnda në internet më së shumti së fundmi, pasi u publikua nga faqe si Bright Side apo Bo Tauk. Maverick e gjeti veten në YouTube dhe Google për të parë fustanet dhe mënyrën si realizoheshin.