Opozita e bashkuar drejt fitores historike në Qarkun Durrës

Nga Zenel Çeliku*

Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 shikohen dhe vlerësohen shumë të rëndësishme për të ardhmen e vëndit. Për këtë arësye, PD ka deleguar Edi Palokën drejtues politik në fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit. Paloka është një personazh shumë publik, një gazetar I talentuar dhe një politikan I spikatur ndër vitë. Ai ka marrë përgjegjësinë për të drejtuar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme të cilat për hir të vërtetës parashikohet se do të jenë shumë agresive.

Ajo që e bën Palokën edhe më të fuqisëm dhe më të sukseshëm, është së Ai në krah ka Agron Dukën, një nga personazhet me kredibilitet të madh në Qarkun Durrës, por jo vetëm. Duka njihet si një figura shumë e dashur dhe e vlerësuar për dursakët dhe shijakësit ku ai ka vendlindjen e tij. Duka është personazh shumë I respektuar në Durrës & Shijak, atje ku Ai ka bërë shumë bamirësi dhe ku ka punësuar në kompanitë e tij rreth 4000 punjonjës. Kjo është forcë dhe bonus elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Shumë nga publiku në Durrës & Shijak por edhe në Kruj, shprehen me superlative për të votuar opozitën e bashkuar e cila pritet që mbas fitores të nisin punë të mëdhaja në Qarkun Durrës.

Paloka si një politikanë me shumë përvoj dhe si një personazh që di mirë të punoi në grup, shpresoj dhe besoj se suksesin e ka të garantuar. Opozita e cila në Qarkun Durrës ka deluguar Palokën si udhehëqes politik për këtë qark, por edhe përforcuesin e kësaj force Agron Dukën, ka bërë zgjedhjen më të mirë e cila do ta çoi opozitën e bashkuar drejt suksesit dhe fitores suprizë në këtë qark. Binomi Paloka & Duka dhe kandidatet e tjerë të opozitës, do të dijnë të prekin drejtpërdrejt defektet dhe problemet që ka patur qeverisja qëndrorë dhe ajo vendore. Jamë I bindur se Paloka di mirë të kapë defektet më të prekshme në Durrës & Shijak & Kruj, ku katasptrofa e betonizimit ka bërë çudinë e madhe për publiku. Jo vetëm kaq, por korrupsioni pushtetar ka grryer ekonomine e qytetarëve të këtij vëndi I cili rradhiet më I varferi në Rajonin e Ballkanit.

Papunësia është në nivele të larta, largimi I të rinjve është problem madhor, ata nuk shikojnë dritë jeshile në find të tunelit, ndaj rrugën më të mirë ata kanë gjetur largimin nga vëndi I tyre. Opoizta e bashkuar e cila pritet të vij në pushtet mbas 25 Prillit 2021, ka marrë përsipër disa gjëra shumë të rëndësishme, veçanërisht luftë kundër korrupsionit kudo e në çdo segment të jetës, luftë kundër PPP, luftë kundër mafies qeveritare, ndalimin e hemoragjisë të largimit të të rinjve nga Shqipëria, luftë kundër krimit, rigjallërimin e ekonomise dhe ulejen e taksave të larta. Këto janë problem që sot shoqëria po I vuan mbi kurriz, e këto probleme më mirë se Edi Paloka nuk mundet ti prek askush. Kjo më bën mua dhe një pjesë të madhe të shoqërisë, që të ndalen e të mendojnë me mëndje të freskët, me mature dhe pjekuri për të sotmen dhe për të ardhmen e nesërme e fëmijëve të tyre, gjë që sot o kurrë kërkohet ndryshimi dhe rrotacioni qeverisës. Këtë e kanë kuptuar mjaft mirë shqiptarët, edhe sondazhet e bërë që janë të vërteta dhe të pa komprementuara, tregojnë dhe vërtetojnë se 25 Prilli do të rikthej shpresën dhe besimin të shqiptarët sepse opozita do të fitoi bindshëm. Përgjithësisht Paloka dhe Duka në fushatë si një trup I vetëm, pritet të bëjnë suprizën e një fitoreje historike në Qarkun Durrës,

*TIR-FAX News Agency

SHKARKO APP