Pa plazhe dhe turistë, Covid-19 ndryshoi një nga vendet më të vizituara në botë

Pandemia e Covid-19 ndryshoi prej një viti jetën normale. Me plazhet me rërë dhe pyjet e larta, Cape Town është një nga vendet më të vizituara në botë. Gjithçka ndryshoi në marsin e vitit që lamë pas, kur vendi u fut në një bllokim të gjatë dimri për të luftuar valën e parë të Covid-19.

Muajin e kaluar, Afrika e Jugut u bë kombi i parë Afrikan që regjistroi më shumë se një milion raste Covid-19. Megjithëse kufijtë e saj u hapën për udhëtarët ndërkombëtarë në nëntor për të filluar turizmin gjatë verës, një variant i ri i Covid-19 bëri që kombet të ndërpresin fluturimet brenda dhe jashtë Afrikës së Jugut në muajin janar.

Shumë plazhe u mbyllën, masat u shtrënguan sërish dhe vendet që dikur ishin të mbipopulluara nga turistë nga e gjithë bota, sot duken ndryshe, dhe krejt të qeta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?