Pamje dramatike nga shpërthimi i orteqeve të rrezikshme në Brezovicë

Ushtarët e Kosovës kanë arritur që të shpërthejnë disa orteqë bore shumë të rrezikshme në Brezovicë, e cila ka disa ditë që është mbyllur për vizitorët.

Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, i cili falënderon edhe ushtarët për angazhimin e tyre.

‘’Falenderim i veçantë për Ushtrinë e Kosovës! Sa mire që iu kemi! Shpërthimi i ortiqeve në Brezovice sot. Vazhdojmë nesër!’’, ka shkruar Morina.

Një javë më parë, si pasojë e një orteku humbi jetën zv/ministri Arian Daci, shkak për të cilin edhe u mbyll qendra turistike në Brezovicë.

SHKARKO APP