FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parashikimi i motit për gjysmën e dytë të gushtit

Gushti nisi i nxehtë, me temperatura të pazakonta deri në 38 gradë celcius por meteorologët thonë se nga dita e enjte ka nisur një rënie e lehtë, me jo më shumë se 1 gradë celcius. Pavarësisht shirave të lehtë lokalë, Meteoalb ka një lajm të mirë për ata që presin të pushojnë pas 15 gushtit. E sigurt është se: Askujt nuk do t’i prishen pushimet!

”Shirat do të jenë të përkohshëm në zonat e izoluara dhe më të mundshme janë në ekstremin verior dhe në zonat verilindore të Shqipërisë. Për sa i përket pjesës tjetër të gushtit, pritet në fakt javën tjetër një rënie e lehtë e temperaturave. Nuk presim maksimum mbi 38 gradë Celsius. Në dhjetëditëshin e fundit të gushtit presim një fuqizim të të nxehtit afrikan në të gjithë kontinentin Europian, rrjedhimisht edhe në juglindje ku bën pjesë edhe teritori shqiptar”, thotë sinoptikania.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?