FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pedagogu Ilir Yzeiri: Edi Rama është burrë shteti…

Analisti Ilir Yzeiri e konsideron kryeministrin, Edi Rama “burrë shteti serioz”.

Yzeiri thotë se në pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij, Rama e ka vërtetuar që është burrë shteti. “Një burrë shteti është si një zot shtëpie. Detyrat e tij si i zoti i shtëpisë i ka kryer me sukses”.

Sipas tij, ftesa e Edi Ramës për bashkëpunim me opozitën është e sinqertë. “Ai arriti një sukses që askush tjetër nuk e ka arritur. Shqipëria ndodhet në një situatë, që ka nevojë për reforma të thella, Rama ka treguar që është një burrë shteti serioz, që ka ndërmarrë reforma të thella. Unë i besoj Ramës kur thotë që është koha tani që të bashkëpunojmë dhe ftesa për Bashën dhe PD-në është e sinqertë”, arsyeton analisti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?