Përfaqësuesja shqiptare në Eurovision, një zë drithërues (VIDEO)

Për të dytin vit radhazi, Shqipëria do të ketë përfaqësuesen e saj në Junior Eurovizion Song Contest. Këngëtarja që do të përfaqësojë vendin tonë këtë herë është Klesta Qehaja nga Prishtina. Të gjithë e njohin Klestën nga spektakli i talenteve për fëmijë “Gjeniu i vogël” në Tv Klan, në të cilin vogëlushja spikati për zërin e veçantë dhe temperamentin e fortë.

Klesta do të këndojë për Shqipërinë në Eurovisionin për fëmijë në Maltë. “Besoj” është kënga e saj e cila është një mesazh për luftën në botë dhe besimin në një paqe të mundshme.

RTSH ka publikuar sot, edhe versionin final të këngës, së bashku me videoklipin e spikatur, me personazhe fëmijë që kërkojnë një botë të paqtë. Junior Eurovision do të mbahet në kryeqytetin e Maltës më 20 nëntor.

Zëri i Klestës është komentuar si rrëqethës edhe në rrjetet sociale. Shumë prej ndjekësve e kanë cilësuar atë si një këngëtare me të ardhme të suksesshme. Edhe dy moderatorët e Wiwiblooggs, faqja zyrtare e Eurovisionit, e kanë komentuar Klestën si këngëtaren e vogël me zë të madh./Class

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=jceBcWSgVmU” width=”460″ height=”315″]

SHKARKO APP