Përse individët me kolesterol (të keq) të lartë, rrezikohen më shumë nga covid?

Nga Edmond Panariti

Përse individët me kolesterol(të keq) të lartë, rrezikohen më shumë nga covid?
Sepse tashmë është provuar se kolesteroli është i domosdoshëm për formimin e “varkave” me anë të cilave virusi “lundron” futet dhe pushton qelizat njerëzore .
Ky proces është një zinxhir reaksionesh biokimike që stimulon endocitozën virale .
Por këtu nuk është as vendi as koha për akademizma.
Prandaj ajo që dua të them sa më shkurt është se :
Nuk ka më dyshim se yndyrat dhe veçanërisht kolesteroli i lartë në inde dhe gjak e rritin ndjeshëm infektueshmërinë dhe agresivitetin e covid 19.
Ata që arrijnë ti mbajnë nivelet e yndyrave dhe kolesterolit brënda normave janë më të mbrojtur dhe më pak të rrezikuar.
Nëse ke predispozicion gjenetik për yndyrna dhe kolesterol të lartë, je obez, mbi peshë është koha për të ulur me çdo kusht edhe më urgjentisht se më parë kolesterolin në inde dhe gjak.
Aktiviteti fizik është i rëndësishëm por mund të mos jetë i mjaftueshëm.
Prandaj duhet sa më parë kryerja e analizave të kolesterolit dhe lipideve në gjak dhe në rast të niveleve të larta të fillohet patjetër trajtimi me statina, të cilat përveç se na mbrojnë nga atheroskleroza dhe sëmundjet koronare duket se luajnë një rol me rëndësi edhe në frenimin e covid…

SHKARKO APP