“Pianodrom” – Violinisti rus Stanislav Mallishev koncert në Tiranë

Violinisti virtuoz rus Stanislav Mallishev mbajti në Tiranë një koncert në kuadër të festivalit Ndërkombëtar “Pianodrom”. Bashkë me pianisten shqiptare Klejda Tare, i dhuruan publikut një natë mes tingujve klasikë të Alfred Shnitke dhe kompozitorit bashkëkohor shqiptar Aleksandër Peçi

Festivali i IV Ndërkombëtar “Pianodrom” ka sjellë në Tiranë violinistin rus Stanislav Mallishev në një koncert me pianisten shqiptare Klejda Tare.

Virtuozi rus që përfaqëson Konservatorin e famshëm “Pjotr Çajkovski” ka sjellë në Shqipëri për herë të parë Sonatën Nr. 1 dhe “A Paganini” të kompozitorit rus Alfred Shnitke.

“Barokjare” dhe Sonata Nr. 2 “Mouvement contraire” (“Lëvizje të kundërta”) të kompozitorit bashkëkohor shqiptar Aleksandër Peçi, ishin pjesë e programit

Artisti rus dhe ajo shqiptare bashkuan tingujt dhe morën duartrokitje nga publiku në sallën e Akademisë së Arteve

Stanislav Mallishev është laureat i konkurseve të shumta ndërkombëtare. Ai Përformon vazhdimisht me orkestra simfonike dhe ato të dhomës ruse dhe të huaja, si për shembull orkestra simfonike e Nicës (Francë), orkestra akademike e dhomës “Musica Viva” etj.

Repertori i Stanislavit përfshin vepra të ndryshme që nga epoka e barokut deri tek autorët bashkëkohorë.

SHKARKO APP