Piktura shqiptare – Albanologu Robert Elsie prezanton piktorin francez, Zhan-Leon Zherom

Albanologu Robert Elsie po vazhdon të prezantojë kulturën shqiptare me anë të faqes së tij në internet. Gjetjet e tij gjithmonë janë të hatashme. Ai prezanton pikturat shqiptare të piktorit francez Zhan-Leon Zherom. Jeniçerë shqiptarë në Kairo (Egjipt) të veshur në fustanella të bardha.

Piktori francez, Zhan-Leon Zherom (Jean-Léon Gérôme) (1824-1904) lindi në Vesulë  dhe studioi në Paris. Në vitin 1856 ai udhëtoi për në Egjipt me mikun e tij, skulptorin Ogyst Bartoldi (Auguste Bartholdi) (1834-1904) – i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i Statujës së Lirisë në New York – dhe u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes. Ky udhëtim qe vendimtar për suksesin e mëvonshëm të Zheromit si piktor orientalist, dhe shqiptarët zinin një vend të rëndësishëm në artin e tij. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, Egjipti ishte pjesë e Perandorisë Osmane nën sundimin e dinastisë shqiptare të themeluar nga Mehmet Ali Pasha (1769-1849). Për këtë arsye, shumë shqiptarë, ndër të cilët shumë anëtarë të trupave të Jeniçerëve, ishin vendosur në brigjet e Nilit.20170110213601695-copy

Zheromi ishte i magjepsur nga ecja e tyre krenare, nga shkëlqimi i armëve, dhe nga veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin. Deri në fund të jetës vazhdoi të pikturonte figura shqiptare. Kjo faqe i ofron lexuesit një përzgjedhje të pikturave shqiptare të Leon Zheromit. Për informacione të mëtejshme, lexuesi mund të konsultojë edhe librin e Luan Ramës ”Shqiptarët e Léon Gérôme” / ”Les Albanais de Léon Gérôme” (Tiranë 2016).

Swiss Digital Desktop Reklama

(M.M)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?