“Pikturat e Adolf Hitlerit” në ankand, sekuestrohen nga policia pasi dyshohen për falsifikim

Një prokuror publik në Nuremberg, Gjermani, ka konfiskuar 63 vepra të pikturuara “gjoja” nga Adolf Hitler.

Njëzet e tre prej tyre – të nënshkruara ose A. Hitler ose A.H dhe që do të dilnin në ankand të shtunën – u konfiskuan nga autoritetet që dyshojnë në origjinalitetin e tyre.

Një zëdhënëse e zyrës së prokurorisë tha se po heton individë të paidentifikuar për falsifikim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtëpia e ankandit nuk është pjesë e hetimit, shtoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikturat me bojëra uji u vendosën që të shiteshin në shtëpinë e ankandit Weidler së bashku me orenditë e tjera që i përkisnin diktatorit nazist.

Një gazetë vendase tha se një nga pikturat me bojëra uji kishte një çmim fillestar prej € 30,000.

Pikturat u sekuestruar pasi dyshoheshin për falsifikim, tha policia.

Hitleri pikturonte kartolina dhe piktura në rrugët e Vjenës në vitet e tij të para.

Në Gjermani, është e ligjshme të shiten piktura nga Hitleri për sa kohë që nuk kanë simbolet naziste mbi to.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?