“Po harroni që ka Zot”, gazetari shpërthen ndaj deputetëve: Abuzimi i fundit që po bëni me burgun, do ju kthehet në boomerang

Seanca e sotme plenare që po zhvillohet në Kuvend ka shkaktuar reagime të shumta të opinionit publik, dhe kjo për shkak të nismës së mazhorancës qeverisëse për të ndryshuar Kodin Penal të cilat parashikojnë dënimin me 15 vite për të gjithë ata që shkelin karantinën në raste pandemie dhe fatkeqësie natyrore.

Për gazetarin Erion Kristo, këto ndryshime ligjore janë antikushtetuese, dhe për këtë arsye I paralajmëron deputetët që janë mbledhur sot në sallë, se nesër do të jetë populli ai që do u japë shuplakat për arroancën e tyre.

Përmes rrjeteve sociale, Kristo u kujton ligjvënësve të sotmën se abuzimi i fundit që po bëni me burgun, do u kthehet në boomerang.

“Deputetët po votojnë ligje antikushtetuese. Tani e keni ju fuqinë, nesër populli i ka gati shuplakat. Ju po abuzoni me pushtetin dhe kujtoni se jeni të përjetshëm apo të gjithëpushtetshëm. Po unë e mbaj mend fort mirë fytyrën e zverdhur si limon nga Vallja e Kukësit, e mbaj mend fort mirë se si ju iku zëri. Abuzimi i fundit që po bëni me burgun, do ju kthehet bumerang. Abuzimi që po bëni me faturat e energjisë, do ju kthehet bumerang. Tallja që po bëni me ndihmat dhe paketat, do ju kthehet mbrapsht, si ai që pështyn lart dhe i bie në fytyrë. Arrestimet, dronët, autoblindat, lejet dhe çfarëdolloj maskarallëku që shpik mendja juaj perverse, do ju kthehet në formën e shkelmit. Dëmin e bëtë. E shkërmoqët këtë popull. Nuk paska pasur cak marrëzia juaj. Tërmeti dhe virusi shpërfaqën mjerimin e anashkaluar nga propaganda. Po harroni që ka Zot.”, shprehet në reagimin e tij të fortë, gazetari Erion Kristo.

SHKARKO APP