FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia ndalon makinën rrangallë, shoferi përdorte legenin në vend të ndenjëses

Policët në Norfolk të Anglisë, mbetën të habitur kur ndaluan një makinë dhe gjetën shoferin që po e drejtonte atë pa timon dhe në vend të ndenjëses ishte ulur në një legen të kthyer së prapthi. Makina, që besohet të jetë Peugeot 206, u ndalua për shkak se nuk i kishte dritat e ndezura, i mungonin mbrojtëset e përparme dhe gomat i kishte të shfryra. Megjithëse i mungonin panelet e dyerve, marshi dhe frenat e dorës ishin në gjendje të mirë bashkë me ndezësin e duhanit dhe tapetin për t’i vënë këmbët. Ende nuk dihet se çfarë dënimi duhet të paguajë shoferi, për veturën në gjendje të rënduar, që tashmë i është konfiskuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?