“Politikania më e bukur”, Duma: Bekim, ai që nuk e kupton është injorant!

Politikania e njohur Grida Duma ka qenë e ftuar speciale në puntatën e radhës të EXPULS, nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Grida u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka edhe për faktin qe konsiderohet si politikanja më e bukur shqiptare, mëse për të është bekim apo e kundërta?

“Tani…. Konsiderohem, kjo nuk është çështje statistikore. Privilegj? Bekim! Se çfarë mban fjala privilegj? Prepotenc, jam e privilegjuar? Ç’kam bërë unë për të qenë? Për të lindur i bukur? Nëse njeriu nuk e kupton që se paku te lindurit i bukur është bekim, se nuk ke bërë asgjë, atëherë për mua është një injorant i jetës. Padyshim, që të gjithë përpjekjet njerëzore për të qenë e për të mbetur i bukur, i mirë, i aftë, vazhdon me jetën. Pa diskutim! Por së pari njerëzit që lindin me disa aftësi, duhet të ndjejnë mirënjohje për këtë lloj bekimi”- u shpreh Grida Duma.

Ndiqni videon e plotë:

"Politikania më e bukur", Duma: Bekim, ai që nuk e kupton është injorant! #EXPULS

SHKARKO APP