Portreti i Rita Orës në ankand për 20.000 dollarë

Një portret i Rita Orës ka dalë në shitje në një ankand privat për 20,000 dollarë nga vetë ajo. Rita Ora ka për qëllim shitjen e pikturës për të mbledhur para për gratë e prekura nga kanceri në gji e kjo edhe për të nderuar nënën e saj Vera, e cila i ka mbijetuar kësaj sëmundjeje. Piktura është edhe me mbishkrim të Rita Orës, madje ajo ka shpjeguar se gjithmonë ka dashur të bëjë diçka të pazakontë për bamirësi. Nëna e saj Vera eshte diagnostifikuar me kancer kur Rita ishte vetëm 15 vjeç, megjithatë ajo ishte trajtuar me mjaft sukses duke e mundur kancerin.

SHKARKO APP