Presidenti Nishani dekoron mamanë e Arminës, me titullin “Mjeshtër i Madh”

Fashionistja Armina Mevlani, duhet të ndihet krenare për nënën e saj. Kjo pasi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekoruar së fundmi me titullin “Mjeshtër i Madh”, valltaren Mimoza Mevlanin.

Lajmi është bërë publik nga zyra e shtypit e Presidencës, ku thuhet se dekorimi ka ardhur për kontributin e Mevlanit si valltare dhe koreografe e Ansamblit të Ushtrisë.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 20/10/2016, nr. dekreti 9772 zonjës Mimoza Mevlani (Shaba) Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për punën e shquar dhe vlerat e veçanta artistike të demonstruara si valltare dhe koreografe pranë Ansamblit të Ushtrisë; krahas kontributit të çmuar dhënë në përgatitjen dhe pjesëmarrjen e ekipit të vajzave shqiptare në Gjimnastradën e 14-të Botërore, si dhe në vlerësim të veprimtarisë së saj të vyer prej aktivisteje të spikatur shoqërore”, thuhet në faqen e Presidencës.
Mimoza Mevlani është mamaja e Armina Mevlanit, e cila është e fejuara e Shkëlzenit, djali i Sali Berishës.

SHKARKO APP