Prezantohen stampat origjinale të Marubit

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shkodër është prezantuar ekspozita “Marubi Celebrates the Originals”, ku prezantohen stampat origjinale të Marubit, ekspozitë kjo që është kuruar nga Rudolf Schäfer.

“Kjo ekspozitë na sjell histori familjare të rrëfyera përmes fotografive qē me shumë kujdes dhe afeksion janë ruajtur nga brezat. Kjo ekspozitë kërkon të risjellë vëmendjen drejt pozitivëve si vlera unikale që na ndihmojnë të përballemi me amnezinë që mungesa e tyre ka prodhuar gjatë periudhave të ndryshme”, thuhet për prezantimin e kësaj ekspozite, që do të qëndrojë e hapur deri më 30 korrik në Muzuen Kombëtar të Fotogarfisë “Marubi”, në Shkodër.

SHKARKO APP