Princi Harry rrëfen për periudhën kur humbi nënën

Princi Harry është hapur në lidhje me betejat, nëpër të cilat ka kaluar në të njëzetat e tij, duke treguar se kishte mbështetje të madhe nga vëllai i tij, princi William. 32-vjeçari ka folur për The Telegraph për pikëllimin që përjetoi kur humbi nënën e tij. “Shpenzova shumicën e jetës time duke thënë: ‘Unë jam mirë’, kështu që sot jam në rregull. Jam pak nervoz. Jam pak i shtrënguar në gjoks, por jam mirë”, ka thënë Harry. “Unë mund ta them lirshëm se humbja e nënës sime në moshën 12-vjeçare më mbylli të gjitha emocionet 20 vitet e fundit dhe ka pasur një efekt mjaft të rëndë jo vetëm në jetën time personale, por edhe në punën time”, është shprehur Harry. Në të njëzetat e tij, princi thotë se kaloi nëpër një periudhë dy-vjeçare në një “kaos-total” dhe vendosi të konsultohet me një psikolog më shumë se dy herë. Harry, i cili është në një lidhje me aktoren Meghan Markle, thotë se sot është mirë. “Për shkak të progresit që kam bërë në vitet e fundit, tani jam në gjendje ta marr punën time me seriozitet, jam në gjendje të marrë jetën time private seriozisht dhe të vë gjakun, djersën dhe lotët, në gjërat që me të vërtetë bëjnë ndryshime”, ka deklaruar princi.

SHKARKO APP