FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prindërit martojnë me njëri-tjetrin motër e vëlla 6-vjeçar. Do habiteni nga arsyeja

Dy binjakë, motër e vëlla, janë martuar në një ceremoni luksoze pasi prindërit e tyre besojnë se ata kanë qenë çift në jetën e shkuar.

Djali gjashtëvjeçar me nofkën, Guitar dhe motra e tij, Kiwi kanë lindur në shtator të vitit 2012 dhe që në atë moment prindërit e tyre e dinin se duhet t’i martonin.

Budistët besojnë se binjakët meshkuj dhe femra kanë “karma” nga marrëdhënia në një jetë të mëparshme dhe janë rilindur së bashku, sepse udhëtimi i tyre nuk kishte mbaruar akoma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas besimit të tyre, dy fëmijët duhet të martohen sa më shpejt të jetë e mundur pasi nëse ndodh e kundërta, mund t’i ndjekë fati i keq në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Babai i binjakëve, Amornsan Sunthorn Malirat dhe nëna e tyre, Phacharaporn organizuan një ceremoni bujare që kushtoi një mal me para për t’i martuar fëmijët në Samut Prakan, Tajlandë.

Amornsan u shpreh:

“Arsyeja që ne i martojmë binjakët lidhet me faktin që ne besojmë se të dy fëmijët kanë qenë partnerë në jetën e kaluar. Ky është një besim që e kemi trashëguar nga paraardhësit. Ne duhet të organizojmë një martesë për dy binjakët si një zgjidhje për çështjet që ata kanë lënë pezull para se të rilindeshin. Nëse martohen në kohë, ata do të jetojnë jetë të shëndetshme dhe të suksesshme pa sëmundje.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?