Prodhohet trageti pasagjerëve me hidrogjen

Në fund të vitit 2019 pritet të përfundohet trageti i parë me hidrogjen në  San Francisko. Trageti do tu shërbejë turistëve, por në ndryshim nga mjetet e tjera lundruese nuk do ndotë ambientin.

Water Go Round do shërbejë për transportin e turistëve në  Gjirin e San Franciskos.

Projekti u bë i mundur nga partneriteti i Golden Gate Zero Emission Marine dhe California Air Resources Board.

Sipas parashikimeve trageti do të përfundojë në fund të këtij viti dhe do jetë nën menaxhimin e kompanisë Red & White, që është e bindur se pas këtij projekti pilot, tragetet e hidrogjenit do të përhapen me shpejtësi.

Water Go Round ka shpejtësi prej 40 km në orë dhe kapacitet prej 84 pasagjerësh.

Ai do ketë pamjen e një katamarani me dy helika dhe do jetë 21 metra i gjatë.

Trageti do mbajë një rezervuar hidrogjeni që do garantojë lundrimin për 2 ditë pa pasur nevojë të furnizohet dhe gjithashtu do pajiset me bateri prej 100 kWh, që do të përdoret si një rezervë dhe për të integruar hidrogjenin.

SHKARKO APP