Produktet bimore që na përforcojnë imunitetin

Në këtë kohë të Covid-19, çajrat dhe produktet bio janë më të këshillueshme. Mjeku këshillon çajra të bërë me lule kumaku, dafinë, rozmarinë, trumzë. ”Nëse ndjeni që po ju ikën shija dhe nuhatja duhet të përdorni vajra esenciale si vaji i dafinës, ta thithni nga hunda ose të merrni dy pika nga goja”,-thotë Irfan Gjeci.

Në mungesë të vajit esencial të dafinës mund të përdorni gjethet e dafinës. Sipas mjekut është e rëndësishme të ruajmë qetësinë. Limoni duhet të konsumohet përditë.

Kur na kap paniku situata do të rëndohet dhe mund të bëhet shkak i problemeve të tjera. Në raste të tilla ”merrni një lugë me spec të kuq djegës, ziejeni dhe pasi ta kulloni pijeni. Do të nxisë qarkullimin e gjakut”,-thotë mjeku.

SHKARKO APP