Protesta e të vegjëlve, për plagën e të mëdhenjve…
Nga Agim Jazaj-
Protestat e këtyre ditëve, të shtrira gati në gjithë gjeografinë e vendit për vrasjen e Klodian Rashës, nga polici i shtetit, ka hapur një plagën të thellë, duke i thelluar në gjithë trupin e shoqërisë, të sfilitur e akumulur përgjatë harkut kohor të tranzicionit tërkuzë, nëpër rrokullima dhe e Kulmuar në harkun e qeverisjes së sotme
“Rilindiste” që “Të vret Natën dhe të qan Ditën”- thanë edhe protestuesit e ditës.
Edhe foshnjave në barkun e nënës u mëkojnë urrejtjen e shpërthyer në moshën minore, nëpër rrugët e vendit, kundër pushtetit të shtetit, që mer përsipër misionin: “Për të ndërtuar vendin”, i rezultuar; “Dështuar e Shkatëruar Vendin”, i fut njerëzit e një gjaku, në gjak, “njeriu” pa gjak shqiptari! I le rrugëvë, duke mar rrugët e botës, për të kërkuar rrugët e jetës! Njerëzit nuk ikin nga vendi për të kërkuar një jetë më të mirë, po kërkojnë nëpër botë, sepse në vendin e tyre të shenjtë, kthyer në të shëmtuar nga rraca e qeverisje- ç’qeverisjeve, nuk kanë asnjë mundësi të jetojnë! Lëngimi i shoqërisë ka shkaktuar edhe lëndimin e foshnjave në barkun e nënës, të cilët ngrihen në këmbë, të mbuluar nga lotët dhe të mbytyr nga qarja, teksa shohin dhe u fshijë lotët në syt e nënës dhe babait, të cilët nuk mund as t’i ushqejnë fëmijët e tyre të shpirtit!
A ka lëndim e lëngim më të madh?!
Plotë pamje rrënqethëse kush nuk i ka parë?!
Vetëm katilët dhe xhahilët nuk kanë ndjeshmëri e dhimbsuri, teksa shfaqen dhimbje të tilla; Prindërit dhe fëmijët fshijë lotët e njeri- tjetrit, sepse nuk kanë shtëpi ku të fusin kokën, s’kanë bukë për të ngrënë, dritë për të parë të sotmen e rrënuar dhe të nesërme të vithisur!
Gratë, nëna e motra dalin nëpër rrugët e Tiranës, vatanin e tyre të tmerruara dhe kërcënuara nga sirianët, talebanët e huaj, që kanë zbarkuar në Shqipërinë e shqyer nga të katër anët. Militantë në të drejtën e tyre, të verbërisë, po edhe ministreshët “shpalosin flatart”, duke fajsuar Viktimën dhe jo Agresorin. Është sa qesharake dhe groteske t’i kërkosh dështimet e qeverisjes tek Opozita?! Të dërdëllisësh nëpër ekrane për Opozitën, fajet e djeshme dhe të thellosh dështimet, krimet e sotme?!
Policia e shtetit, thonë e shohin e ndjenë edhe shqiptarët: “Është e kthye në polici e pushtetit, e keqëprdorur për të mbrojtur zullumet e tyre me pushtetin. Agresiviteti i policisë është produkt i urrjetjes, i injorancës, i ngritur në pushtet dhe i përzgjedhur nga ky rasat nga qeverisja!
Qeveritarët, Policët, Zgjyrtarët a nuk kanë fëmijë?! Nuk mendojnë për fëmijët e tyre?! Nuk i thërrasin rradakes?! Edhe në jetë janë të përkohshëm dhe kujtojnë se në pushtet do të jen të përjetëshëm?! A e mendojnë se një ditë, një orë do të jen pa spaletat e policit, pa gradat e qeveritarit dhe nëpër rrugë do tu shkulin mustaqet, për zullumet që kanë bërë me spaletat e zyrtarit, duke ju munguar shiriti i qytetarit”?!
Kemi qënë dëshmitar, protogondist dhe transmetues të protestave të shqiptarëve nëpër rrugët e Athinës; në përkrahje të luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë.
Alush Metou nga Fieri, me nipin e tij minoren për dore, në protestë, në qëndër të Athinës…
Edhe policët vendas ishin solidar me protestuesit, nuk na shihnin me urrjetje nëpër rrugët e tyre të bllokuara në qëndër të Athinës “PATISION”!
Në Shqipërinë e plakur kërkohen të ngrihen sa më shumë e më shpejtë Azile, në çdo lagje të qyteteve për të moshuarit e ngelur të vetmuar dhe të malluar për fëmjët e tyre, nipër e mbesat që nuk mund tu hedhin as një grush dheu tek Varri!
Kjo është Shqipëria që duam, nga Katilët që e Urrejnë!…