Pse disa njerëz kanë frikë nga dashuria?
Lena e humbet shpejt dëshirën të qëndrojë me një partner. Gjithçka zhvillohet shumë shpejt për të. Nëse Lena do të dijë, pse nuk krijon dot lidhje, ajo duhet të provojë të qëndrojë njëherë, thotë psikologja Gertrud Wolf.
“Më së miri do doja t’ia merrja vrapit”, thotë Lena. Nuk është hera e parë kështu. Lidhjet e Lenës zhvillohen sipas një modeli: Pas dalldisë së parë të rënies në dashuri pason një rënie pikiatë, e Lena nuk di të gjejë rrugë tjetër, veçse të ndahet nga partneri.
Tani ajo qëndron pas pesë muajsh, sërish para psikologes, pikërisht prej pesë muajsh ajo ka një mik të ri dhe sërish ka nisur lufta me impulsin e largimit. Gjithçka është bërë e mërzitshme. Gjërat që i pëlqente tek partneri, tani i duken të bezdisshme. Për anekdotat e tij në fillim qeshte, kurse tani…nuk i duron dot më. E kjo kur fillimi i lidhjes ishte kaq i bukur…
Këtë gjendje Lena e njeh mirë, e do që kësaj here të ndryshojë diçka. Ajo do të qëndrojë, sepse e pëlqen vërtet këtë djalë. Përveç kësaj, asaj i është bërë e qartë, se ky model sjelljeje është bërë traditë. Gjithkund ku shkon e merr atë me vete, e nga vetja nuk ikën dot. “Marrja e arratisë nga një lidhje nuk është vërtet zgjidhja më e mirë”, thotë terapistja dhe këshilluesja e çifteve. Gertrud Wolf. Të paktën jo atëherë, kur ke interes të kuptosh veten dhe sjelljen tënde. Nëse Lena dëshiron të qëndrojë, ajo duhet të presë nyjen e një qëndrimi që përsëritet gjithmonë. Lenës i duhet guxim. Guxim për t’u përballur me frikërat e saj, nga të cilat ajo gjithmonë merr arratinë, thotë ekspertja.
Ftohja pas dalldisë
Arsyet që e bëjnë Lenën të dojë të braktisë lidhjen janë shumështresore, thotë Wolf. Problemet fillojnë që në momentin e rënies në dashuri. “Në fazën e dashurimit truri ynë pompohet me drogë”, thotë Wolf. “Hormonet e Serotoninës, Dopamines und Opiatet përzihen në një koktejl droge, të cilin asnjëherë nuk do të ta shisnin në farmaci.” Pavarësisht, sa euforikë, pasionantë dhe të dashuruar jemi në fillim, dalldia zbehet. Gjithmonë. Si në një party që dikur merr fund. Drita ndizet, dhe ka raste (nganjëherë) që pas kësaj vjen esëllimi.
“Ne dashurohemi në këdo të panjohur sot”. Falë platformave si Tinder dhe Co. Droga e dashurisë na e mjegullon trurin, e shpesh nuk e shohim kë kemi përballë. Surprizat e pakëndshme nuk përjashtohen në raste të tilla, thotë ekspertja. Në rast se dy vetë takohen si miq njëherë e njihen, kthjellimi nuk është aq i madh, thotë eskpertja. Por për disa vetë ndjesia e të qenit i dashuruar është një forcë joshëse e jashtëzakonshme. Koktejli që shpërthen në raste të tilla, mund të të bëjë të varur si droga, sipas Wolf. Edhe Lena e dëshiron këtë përzierje ndjesish: emocioni, dëshirimi, ndjesia e lehtësisë së jetës.
Terapistja e çifteve bën thirrje për vetëpërmbajtje. “Do të këshilloja, të mos jepemi shumë pas ndjenjës së të qenit i dashuruar dhe të shkelim pak frenat.” Është si alkooli thotë ekspertja. Kush pi edhe ca ujë, në kohën që pi alkool, nuk zgjohet të nesërmen me dhimbje koke.
Dashuria dhe realiteti
“Vërtet koktejli i drogës së dashurisë ka efekt afër gjashtë muaj, pastaj duhet të hash prapë çokollatë”, thotë Wolf. “Papritur ndjejmë frikëra të ndryshme, frikërat tona në lidhje. Ekspertët i kategorizojnë njerëzit si Lena, tek tipat e pasigurtë që kanë frikë në lidhje. Njerëz të tillë kanë përjetuar si fëmijë përvojën e të qenit vetëm me frikën e tyre në situata kërcënuese për ta. Prindërit nuk e kanë dalluar në atë kohë frikën e nevojën e thellë që ka fëmija dhe nuk i kanë ofruar mbështetje e ngrohtësi.
“Këta njerëz kanë frikë në moshë madhore që të jepen tek të tjerët në një lidhje afatgjatë”, vëren terapistja, Gertrud Wolf. Frika luan një rol të madh. “Ata kanë ose frika nga humbja e partners/it ose frikë të lidhen me dikë.” Por dashuria është një vendim. “Duhet që të përballesh me frikën tënde në një lidhje”, thotë Wolf. Sepse “dashuria si gjendje e jashtëzakonshme nuk mund të jetë e pandërprerë”. Kush njeh vetëm këtë ideal, është gjithë jetën në kërkim. Edhe kjo është një mundësi, por pyetja është “a dua t’i mbetem besnik vetëm këtij ideali? Pasoja – braktisja e këtij partneri. Apo dua të qëndroj bashkë me të. Atëherë duhet ta shoh me sy kritik këtë ideal”, thotë ekspertja.
Lena, sipas saj, duhet të vendosë, nëse jo partnerit të saj do t’i japë një shans edhe pa dozën e dopaminës në gjak. Ndoshta kjo përpjekje ia vlen. Nëse kjo nuk funksionon, Lena prapë e ka një mundësi të largohet, këshillon terapistja.