Pse mbretërorët nuk e vendosin rripin e sigurimit? (FOTO)

Që prej një jave më parë, kur princ Philip pësoi një aksident me makinë, kudo qarkulluan zëra se mbretërorët nuk e vendosin asnjëherë rripin e sigurimit. Si për të përforcuar dyshimet, edhe Elizabeth- a u fotografua teksa udhëtonte pa rrip. Tani, si qëndron e vërteta?

Ideja është këtu: arsyeja përse familja mbretërore nuk vendos rrip s’është aq e pasigurt sa duket. Përkundrazi, si për ironi, e gjitha qëndron te siguria maksimale.

Ish- oficeri i familjes mbretërore, Simon Morgan shpjegoi për “Hello Magazine” se mosvënia e rripit i ndihmon mbretërorët të largohen me shpejtësi në një situatë emergjente. Kështu dalja ose hyrja në mjet bëhet më e thjeshtë dhe shumë më e shkurtër përsa i përket distancës kohore. Megjithatë kjo nuk vlen gjithmonë për më të vegjëlit: Rripat vënë!

SHKARKO APP