Publikohet traileri zyrtar i filmit për 2Pac

Dy muaj para se të shfaqet në kinema, është publikuar traileri zyrtar i filmit biografik për reperin 2Pac “All Eyez On Me”. “All Eyez On Me” premierën do ta ketë më 16 qershor, që do të ishte ditëlindja e 46-të e Tupac Shakur. Në trailerin e publikuar shihen disa nga sekuencat se si ka jetuar 2Pac, që nga miqësia dhe më pas armiqësia me reperin tjetër të famshëm Notorious B.I.G., raporton Complex. “All Eyez On Me” do të sjellë të gjitha anët e 2Pacut, nga pika më e ultë deri në lartësitë më të mëdha të muzikës.

YouTube player

SHKARKO APP