Qytetit Antik Lissus dhe muret e tij të rrënuara si e vetmja dëshmi historike

Në burimet historike të kohës së lashtë përmendet me emrat Lis, Lissos, Lisson (Lezha) dhe ftillëzimi i historisë njerëzore në këtë qytet gjallon që në periudhën historike, epokën e bronzit dhe të hekurit. Materiali arkeologjik i zbuluar në Blinisht, Troshan, Spiten, Kallmet e Malësi të Lezhës, flet për një cikël vendbanimesh parahistorike të etnosit ilir.

Në bazë të ndryshimeve të rëndësishme që ndodhën në strukturën ekonomiko-shoqërore në Ilirinë jugperëndimore rreth shek.V-VI para Kr., zënë fillin e jetës qytetare edhe qendra të tjera në bregdetin lindor të Adriatikut si Shkodra, Rizoni, Ulqini, etj., raporton atsh.

Formën e plotë të një qyteti të zhvilluar Lisi e mori në kohën e përfundimit të sistemit mbrojtës të tij, aty nga fundi i shek.IV ose fillimi i shek III para Kr. Ndërtimet mbrojtëse të Lisit ishin sa të fuqishme për nga konstruksioni dhe teknika e ndërtimit, aq edhe madhështore në pamjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisur nga ky këndvështrim mund të thuhet se Lisi (Lezha) ishte në radhën e parë të qyteteve më të mbrojtura e më të mëdha të të gjithë Ilirisë dhe sistemi fortifikues i tij ishte ndoshta edhe më i fuqishëm nga ai i Apolonisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lisi funksionon si qytet bregdetar dhe njëkohësisht si limani më jugor i shtetit të Ardianëve. Ai luajti rol me rëndësi sepse shërbente si pikënisje për flotën ushtarake-detare ilire, në sulmet e shpejta e të befasishme kundër qyteteve bregdetare të Adriatikut, Jonit e deri në thellësi të Mesdheut.

Qyteti vazhdon të jetë qendër e rëndësishme edhe në kohën e sundimit të mbretëreshës ilire Teuta, e cila sipas burimeve historike arriti ta organizojë më mirë flotën detare dhe t’i bëjë më të shpeshta operacionet luftarake në mësymjen e qyteteve të tjera të Greqisë.

Qyteti i Lisit dhe fortifikimi i tij Akrolisi përmenden për herë të parë në burimet historike nga Polibi, historiani grek i shek.II para Kr., i cili në përkthimet e tij u jep hapësirë luftrave iliro – romake dhe ngjarjeve që u zhvilluan në tokën ilire gjatë luftrave maqedono-romake ndërmjet viteve 246-146 para Krishtit.

Sot, muret e këtij qyteti shërbejnë si dëshmi e një historie të pasur me ngjarje dhe aktivitet ku vizitorë dhe turistë të shumtë i vizitojnë dhe shuajnë kërshërinë mbi ndodhitë që mbartin këto rrënoja murale.

Image result for Qytetit Antik Lissus

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?