Rama-Atdheu dhe Atdheu-Rama
Nga:
Dje Edi Rama shaplli dëshmorë të Atdheut katër të vrarët e 21 janar 2011 si kamikazë të Edi Ramës. Rama si Enver Hoxha njëhëson veten me Atdheun!!!
Ata të katër janë disa “fatkeq” si këta hillbilly dhe redneck (fshatarë injorantë) që sulmuan Senatin në Washington nën thirrjen e Trump, i cili i tha: Nisemi të shkatërrojmë Senatin!
Trump u shkojë në bunkserin e White House ata hillbilly & redneck
Rama më 21 janar lëshojë protestuesit dhe vetë u fut ke kullat në restorantin e Fidelit , nga ku shikonte si u vranë “dëshmorët” e Ramës.
Në Capitol u vranë katër fshatarë që sulmuan Capitolin dhe arrestuar deri më tani 200 dhe numri do të jetë mbi 2 mijë dhe 20 mijë në hetime te lira. Donald Trump si president në kohën e ngjarjes dhe nxites u bë impeachment nga Kongresi dhe do të gjykohet në Senat. Për ata të katërt që u vranë janë kriminelë të një sulmi kundër institucioni qeverisës dhe demokracisë.
Në Capitol u vra dhe një polic në detyrë për të cilin u ngrit flamuri gjysëm shtizë në institucionet e shtetit dhe u bë ceremoni shtetërore funerali i të cilit u parakalua para Capitol Hill ku u vra.
Po me Ramen çfarë ndoshi? Rama u bë kryeministër me një qeveri që vjedh votat, shapalli dëshmorë katër fshatarët si kamikazë të Ramës.
Ja pra pse në Shqipëri as ka pasur dhe as ka për të pasur drejtësi dhe shtet të së drejtës, por vetëm banda agallarësh që sillen me shtetin si cuba klanesh mafioze në funksion të sundimit të tyre me kamikazë “deshmorë”.
Konica jo më kot shkruajti 100 vjet me parë ” Shqiperi të kam….”