Rikthehen pas 30 vitesh shfaqjet për të vegjëlit, ”Piter Pan” mbush teatrin Migjeni në Shkodër

Pas 30 vitesh në skenën e Teatrit Migjeni  u rikthyen shfaqjet për të vegjëlit, me pjesën Piter Pan, simboli i fëmijërisë.

Mbi 2000 spektatorë të vegjël për 8 ditë me radhë kanë ndjekur shfaqjen, ku entuziazmi i tyre para shfaqjes është shumë i madh.Fëmijët nuk përmbahen për të takuar heronjtë e tyre të përrallave.

Për rreth 30 minuta skena u mbush plot në Teatrin “Migjeni” në Shkodër.

Piter Pan ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërise. Fëmijë nga e gjithë Shkodra vazhdojnë ta shohin. Kjo është java e dytë që teatri “Migjeni” mbushet plot me të vegjël. Ky është tregues i nevojshmërisë që Shkodra ka për teatro për fëmijë./a.a/a.g/

SHKARKO APP