Rikthehet për të emocionuar sërish artistja, Keti Bashhysa

“Arratisje”, kështu ka preferuar ta quajë “udhëtimin” e radhës në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Keti Bashhysa. Mes ndjesive shumëngjyrëshe që arti dhuron, violinçelistja edhe këtë herë vendos të surprizojë. Ajo ka zgjedhur një repertor mjaft të veçantë për t’u arratisur me publikun, i cili duhet thënë që e ka ndjekur dhe dashur në vazhdimësi “çmendurinë” e saj të bukur.

Këngëtare, balerinë, aktore, gazetare, instrumentiste, mësimdhënëse, moderatore… Bashhysa gëzon një respekt të veçantë jo vetëm në qarqet artistike të qytetit të Durrësit, por edhe në kryeqytet e më gjerë. Me regji të Mimoza Marjanakut, skenografi të mjeshtrit Avni Delvina, kostumografi të Linda Fejzaj, skenar të Ina Gjonçit dhe me pjesëmarrjen e veçantë të kantautorit Elton Deda, Keti Bashhysa do të dhurojë një spektakël të vërtetë më datë 22 prill 2017, ora 19:00.

Shitja e biletave tashmë ka filluar dhe ato mund të gjenden pranë Teatrit, “Aleksandër Moisiu”, në oraret 09:00 – 13:00 dhe 16:00 – 19:00

Nr. i kontaktit për të rezervuar bileta është: +35569 76 79 731 – +35569 39 49 262.

 

 (A. Gjergji)

Image may contain: one or more people and text

Image may contain: one or more people, people playing musical instruments and night

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

 

SHKARKO APP