”Ringjallet” pas 12 vitesh, avioni i Luftës së Ftohtë
Një avion B-52H është bërë bombarduesi i dytë Boeing që rikthehet në fluturim, kjo pasi ishte lënë në harresë në “varrezën e avionëve” për 10 vite, pas 17 mijë orësh fluturim.
Avioni në fjalë ishte lënë në varrezën e quajtur “Boneyard”, në bazën ajrore “Davis-Monthan” në Arizona, ku do të përdorej për pjesë këmbimi, por në maj 2016, pas rrëzimit të një avioni bombardues amerikan B-52H, u vendos që ai të rikthehej në fluturim.
Punimet për riaktivizimin e tij nisën në vitin 2018. Për riparimin u punësuan rreth 20 ekspertë. Gjatë procesit avioni thuajse u çmontua i gjithi dhe çdo pjesë u inspektua për të mos lejuar asnjë defekt të mundshëm të kalojë pa u vënë re.