Rrëmbehen Gjuetarët e Thesarit/ Nisen nga Tirana dhe perfundojnë në…

Një grup gjuetarësh janë në kërkim të thesarit të humbur. Rrugëtimi i mbushur me të papritura i dërgon në disa nga vendet më të bukura në Shqipëri.

Por si nisi gjithçka dhe nga filloi i gjithë ky rrugëtim tregohet që në episodin e parë të reality show-t “Gjuetarët e Thesarit”.

Gjithçka filloi nga “rrëmbimi” i gjuetarëve në Tiranë, të cilët ishin edhe 8 të përzgjedhurit e producentit Silvi Fort për të vazhduar me kërkimin e thesarit të fshehur në Shqipëri.

Të gjithë gjuetarët menjëherë mbas rrëmbimit u dërguan në një prej ambienteve më të ngrohta dhe më të preferuara nga njerëzit që e vendosin në zgjedhjet e tyre, bëhet fjalë për hotelin UNIK që ndodhet në një ndër zonat më të qeta dhe më të kërkuara të Tiranës.

Kjo e bën atë edhe më unik edhe falë shërbimit e stafit tepër të trajnuar që i qëndroi gjuetarëve gjatë gjithë kohës nën shërbimin e tyre.

Mbledhja në këtë ambient kaq të ngrohtë u bë me qëllim të prezantimit të gjuetarëve me njëri-tjetrin si dhe me publikun por gjithashtu Silvi Fort kishte përgatitur indicien e parë që gjuetarët duhet ta gjenin për t’i çuar drejt rrugëtimit plot me sfida e aventura.

Indicia e parë, e zbuluar nga pjesëmarrësit të çonte drejt qytetit të bukur të Shkodrës, e saktësisht në Kalanë e Rozafës. Kalaja e Rozafës është një monumentet-simbol tepër i rëndësishëm i vendit tonë.

Që prej mureve të lashta ilire e deri tek rrënojat mesjetare të Balshajve apo kullave të Bushatllinjve, ky vend dëshmon bukurinë e pamposhtur të një kalaje e cila është ndërtuar gjatë antikitetit dhe ka mbijetuar gjatë perandorive romake e osmane deri në ditët e sotme.

Për të njohur të shkuarën e lavdishme të Shkodrës si edhe disa nga etapat më të rëndësishme të historisë shqiptare, duhet të bëni patjetër një ndalesë në Kalanë e Rozafës. Kjo zonë e pasur arkeologjike mban gjithashtu plot surpriza historike që nuk duhet t’i humbisni!

E për t’u rikthyer përsëri tek gjuetarët tanë, nga kërkimet e shumta si dhe nga ndarja në grupe për lehtësi të kërkimit, grupi ku bënin pjesë Xhoi, Uendi, Ana dhe Eltoni rezultoi të gjenin indicien për vendin tjetër, në të cilin do të niseshin menjëherë.

Indicia e gjetur nga gjuetarja Uendi i çoi të gjithë pjesëmarrësit drejt vendit më të bukur turistik në veri të Shqipërisë, Thethi i njohur ndryshe edhe si mrekullia e Alpeve Shqiptare, i cili ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës, në zemrën e Alpeve shqiptare.

Për vlerat e tij klimaterike dhe atë të biodiversitetit, Thethi është shpallur edhe Park Kombëtar, i cili është gjithashtu edhe pjesë e projektit të përbashkët të “Parkut të Paqes”, që përfshin një rajon ndërkufitar të “Bjeshkëve të Namuna” midis tre shteteve: Shqipërisë, Kosovës dhe Malit te Zi.

Thethi ka pamjen e një pellgu 800 metra mbi nivelin e detit. Ai është i vendosur midis një kurore majash të thepisura, si: Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisë, që spikatin për bukuritë e rralla në të gjithë Alpet.

Dhe menjëherë mbas gjetjes së destinacionit tjetër që ishte Thethi, gjuetarët e thesarit u akomoduan në një prej bujtinave më mikpritëse në Theth, siç është Bujtina Berishta.

Të ndodhur përballë sfidave dhe debateve, detyra e gjuetarëve është të gjejnë indicien e radhës, të cilën do e zbuloni në episodin e dytë të Gjuetarëve të Thesarit, ditën e diel në ekranin e RTV Ora.

SHKARKO APP