Rruga Palasë – Dhërmi, fiton kompania e preferuar e Ramës me 5 mln euro më shumë se oferta më e ulët!

Ergys Verdho, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka goditur sërish! Me një të rënë të lapsit ai ka hequr nga buxheti i shtetit plot 5 milionë euro. Tenderi i majmë ku ka futur sërish duart Verdho është për ndërtimin e rrugës Palasë – Dhërmi. Një rrugë, qe edhe në dokumentet e tenderit nuk ka të detajuar sa kilometra do bëhen. Por, do të ecet me parimin “të bejmë, sa të bëjmë”.

Dokumentet fillestare flisnin për një paracaktim të fituesit. Të gjithë konkurentët e mëdhenj kishin dyshime të forta se fitues do të shpallej kompania që prej 5-6 vitesh po fiton të gjiyhë punët publike nga Palasa në Himarë. Bëhet fjalë për firmën “Gjikuria”, për të cilën kemi raportuar dhe investiguar dhjetëra tendera të dyshimtë në atë zonë. Dhe, pas saj qendron oligarku Samir Mane, pasi e njëjta firmë po ndërton edhe resortin “Green Coast”. Krahas Manes, kompania ka pas saj edhe njerës të politikës dhe medias.

Sipas dokumenteve të mësipërme, që i disponon “Boldnews”, disa kohë më parë u hap tenderi për ndërtimin e rrugës Palasë – Dhërmi. Nga hulumtimi, nuk rezulton sa rrugë do të ndërtohet nga Palasa në Dhërmi, apo ku është gjurma. Por, vetëm disa skica që nuk kanë metrat. Natyrisht që fituesi duhet t’i dijë dhe ndoshta janë sekret për të tjerët.

Por, po në të njëjta dokumente, fondi për këtë tender ka qenë plot 15 milionë euro. Në procedurën e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë marrë pjesë 7 kompani. Njëra më e fuqishme se tjetra. Me politikanë dhe media pas tyre. Nga ato kompani që kanë fituar shumicën e tenderëve në të gjithë Shqipërinë, ku më e vogla duhet ti ketë futur në xhep dhjetëra milionë euro punë publike.

Në garë morën pjesë që nga Fusha, Salillari, Gener 2, Alko Impex, etj, të cilat në këto vite janë sulmuar dhe akuzuar se kanë fituar tendera të paracaktuar. Megjithatë, pavarësisht emrit, nëse do të kishte një garë të mirëfilltë, pavarësisht emrit fitues, të paktën shteti do të kursente miliona euro dhe jo t’ia jepte fituesit të paracaktuar.

Po le të analizojmë kompaninë që ka ofruar më pak me atë që u shpall fituese. Sipas dokumenteve, ofertën më të ulët e ka pasur bashkimi i operatorëve Gener 2 dhe 4 A-M të cilat ofruan 976.511.526 lekë. Me TVSH, as 10 milionë euro! Ndërkohë, sipas procedurës, fitues në këtë tender u shpall firma Gjikuria me një vlerë 1.562.805.184 lekë. Pra, më shumë se 15 milionë euro.

Diferenca është vërtetë e frikshme, pasi bëhet fjalë për më shumë se 5 milionë euro që fare mirë mund të ishin përdorur në punë të tjera publike. Por, Verdho, vetëm pak muaj nga zgjedhjet, ka filluar të shpërblejë kompanitë e preferuara! Marrë nga Boldnews.al

SHKARKO APP