Samiti i Diasporës- T’i përcjellim brezave trashëgiminë e pasur të kulturës shqiptare

“Kultura, hapësira jonë e përbashkët pa kufi. Arti dhe kultura, pasaporta jonë ” ishte tema e panelit që u zhvillua paraditen e sotme në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve, në kuadër të Samitit të Diasporës, i mbledhur në Tiranë nën kujdesin e Qeverisë shqiptare.

Përfaqësues të artit dhe kulturës shqiptare, që e kanë ndërtuar karrierën e tyre jashtë vendit, duke vlerësuar nismën kërkuan dhe më shumë vëmendje për ta, ndersa vunë theksin tek ndërtimi i një hapësire kulturore të përbashkët, për t’i përcjellë trashëgiminë e pasur të kulturës shqiptare, brezave që vijnë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se ne jemi brezi që jemi rritur me thënie si “nuk ka si Gjirokastra” apo “kemi bregdet të mrekullueshëm”, “nuk ka si vendi ynë”, etj.

Por, në fakt vetëm për këtë kemi nevojë? Këto 25 vjet kanë qënë të vështira për shqiptarët, sepse u hapën me botën dhe unë besoj se shërbimin më të madh vendit nuk ja ka bërë politika, por njerëzit e kulturës. Ndaj ajo ç’ka kemi përcjellë ne janë librat, muzika dhe arti, dhe këto janë ato me të cilat ne krenohemi më shumë”, theksoi Kumbaro.

Nasi Jani, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Drita”, në Greqi, vlerësoi nismën e Samitit, duke e konsideruar “dasma jonë e parë”. “Le të bashkojmë mendjen me institucionin më të pafajshëm që është kultura”, tha ai.

Violinisti Florian Vlashi, i ardhur nga Spanja, foli për vështirësitë e instrumentistëve shqiptarë në Evropë dhe i kërkoi ministres Kumbaro më shumë mbështetje për ta, duke krijuar kushtet e nevojshme.

Nga ana e saj, ministrja tha se janë planifikuar katër projekte për teatro të rinj.

Por, ajo çfarë nuk kemi humbur asnjëherë, shtoi ajo, është kultura dhe ky është identiteti kulturor shqiptar që sa vjen e pasurohet.

Duke siguruar për financimin e disa projekteve të diasporës nga qeveria shqiptare, Kumbaro tha se shumë shpejt do të kalojë në parlament ligji “Për trashëgiminë kulturore”.

Ajo ftoi shoqatat shqiptare të artistëve në emigracion që të bashkëpunojnë me qeverinë.

Rexhep Hoti, zv/ministër i Kulturës në Kosovë e konsideroi diasporën investimin më të madh kapital.

SHKARKO APP